Aktualitet

Aksidenti në Durrës/ Përplasi për vdekje drejtuesin e biçikletës dhe plagosi një tjetër, arrestohet shoferi 17-vjeçar

I riu pas aksidentit, u largua menjëherë nga vendngjarja duke qëndruar i fshehur, ndërsa raportohet se është kthyer sot në banesë pas negociatave me familjen. Pasi u kthye në shtëpi, 17-vjeçari është vënë në pranga. 

4 Maj 2024, 14:31 Nga r.ll
Aksidenti në Durrës/ Përplasi për vdekje drejtuesin e
policia e durresit

DURRËS- Policia ka reaguar me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e shoferit 17-vjeçar që shkaktoi aksidentin e rëndë dje në Durrës, ku si pasojë vdiq një person dhe u plagos një tjetër. 

17-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” ,”Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

I riu pas aksidentit, u largua menjëherë nga vendngjarja duke qëndruar i fshehur, ndërsa raportohet se është kthyer sot në banesë pas negociatave me familjen. Pasi u kthye në shtëpi, 17-vjeçari është vënë në pranga. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të patrullës së përgjithshme, si rezultat i kontrolleve për kapjen e autorit të aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në lagjen 14/1, ku u përplasën automjeti me drejtues shtetasin L. Z., motomjeti me drejtues shtetasin Sh. S. dhe biçikleta me të cilën lëvizte shtetasi F. Gj., mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të drejtuesit të automjetit, shtetasit L. Z., 17 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e këtij aksidenti, humbi jetën shtetasi F. Gj.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” ,”Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vëndi i aksidentit”.

Pasditen e djeshme, 17-vjeçari me automjetin e tij ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë dhe një me motoçikletë.  Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e biçikletës ndërsa drejtuesi i motoçikletës është plagosur. Shoferi 17-vjeçar ka humbur drejtimin e makinës së tij tip "Benz" dhe ka përfunduar në krahun tjetër në rrugës. Gjithçka ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.

aksident ne durres

Sondazh

Poll