VIDEO/ U raportua për rradhë kilometrike automjetesh në pikën kufitare të Kapshticës, reagon Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit: Lajmi është i pavërtetë
Sipas Drejtorisë lajmi për radhën kilometrike është i pavërtetë dhe se fluksi në fakt ka qenë normal.
4 Maj 2024, 18:03Nga S.B
pamje nga pika kufitare
KAPSHTICË- Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara ditën e sotme për rradhën në pikën kufitare. Sipas Drejtorisë lajmi për radhën kilometrike është i pavërtetë dhe se fluksi në fakt ka qenë normal.
Bëhet me dije se si në dalje ashtu edhe në hyrje të vendit tonë po punohet me nga tre sportele normalisht.
Reagimi i plotë:
Reagim i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë
Në lidhje me një lajm të publikuar për radhë kilometrike, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ju sqarojmë se, lajmi është i pavërtetë pasi fluksi ka qenë normal dhe nuk janë krijuar radhë të gjata.
Aktualisht në dalje të Republikës së Shqipërisë, po punohet me 3 sportele dhe në hyrje me 3 sportele të tjera dhe lëvizja vijon normalisht.
Drejtuesit e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë janë në kontakt të vazhdueshëm me palën greke, e cila ka shtuar sportelet, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes dhe shmangur radhët.