Aktualitet

Intervista/ Blogerja britanike: Më thanë “PO”, më pas e kthyen vendimin me urdhër nga lart

7 Mars 2019, 09:39 Nga DOSJA
Intervista/ Blogerja britanike: Më thanë “PO”, më pas

TIRANË- Blogerja britanike Alice Taylor, ditën e djeshme publikoi lajmin që autoritetet shqiptare i kanë refuzuar rinovimin e lejes së qëndrimit. (Lexo këtu)

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur pasi ajo ka qënë tejet aktive me qëndrimet e saj të ashpra për situatën politike shqiptare.

Taylor jeton në Shqipëri prej disa vitesh, është në muajin e 6 të shtatëzanisë me fëmijën e të fejuarit të tij shqiptar dhe për shkak të komplikacioneve që ka nuk mundet që të udhëtojë pasi e ka të ndaluar nga mjeku.

Dosja.al ka kontaktuar me blogeren britanike, e cila na ka rrëfyer të gjithë ‘odisenë’ e saj për të marrë lejen e qëndrimit të cilën ia kishin premtuar. Ajo thotë se fillimisht gjithka ishte në rregull dhe më pas, leja iu refuzua.

Pas intervistës me Alice Taylor, Dosja.al ka kontaktuar edhe me Ambasadën Britanike dhe me Drejtorinë e Emigracionit. Zyrtarët e ambasadës thanë se institucioni ishte në dijeni të rastit, por nuk mund të komentonin më tej. Ndërkohë që Drejtoria e Imigracionit sqaroi për Dosja.al se blogerja nuk  kishte plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, dhe nuk kishte një kontratë pune, që është një nga kushtet kryesore për të marrë leje qendrimi. 

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë ka ndodhur me lejen tuaj të qëndrimit? Çfarë procedurash ndoqët dhe mbi të gjitha a iu thanë ndonjë shpjegim?

Drejtoresha e Emigrimit më tha dy javë më parë se do ta aprovonin lejen time të qëndrimit. Ata më morën dokumentat dhe unë pagova tarifën e caktuar. Pastaj na thanë se dikush më i “madh” se ta e kishte kthyer vendimin e saj. Ne e rindoqëm procedurën që duhej dhe na thanë që çdo gjë po shkonte mirë. Por ditët e fundit diçka ndryshoi. Kam folur me njerëz të ndryshëm dhe tani me çështjen po merret një avokat. Ambasada britanike nuk bën dot gjë por gjithsesi do të flas edhe me ta.

Përse t’u refuzua leja e qëndimit?

Ata më thanë që duhet të paguaj një gjobë, të largohen nga Shqipëria dhe të rikthehem duke e nisur procesin nga fillimi edhe njëherë. Kjo procedurë kushton mijëra euro dhe nuk ka asnjë garanci që mua do të ma aprovojnë sërish lejen.

Ata mund të më thonë “jo” përsëri. Përse ka ndodhur gjithë kjo gjë? Çfarë lidhje ka politika në këtë mes?

Përveçse kam shkruar qindra artikuj për të promovuar Shqipërinë, si gazetare gjithshtu kam kritikuar gjithë çfarë nuk më pëlqen dhe korrupsionin që vë re. Është e drejta dhe puna ime. Kam zgjedhur që në krijoj familjen time këtu dhe është e drejta ime që të them se Shqipëria meriton më mirë. Them të vërtetën, e mirë apo e keqe qoftë. Nuk kam pse të lavdërohem se flas mirë dhe të sulmohem ilegarisht kritikoj. Nuk e kam idenë se kush e ka kthyer lejen time, marrë parasysh nga koha mendoj se ka prapaskena politike.

Si është shëndeti juaj?

Unë jam e stresuar dhe shumë e mërzitur. Por situate e por kjo nuk më ndalon mua që të dua Shqipërinë dhe 99% të njerëzve të saj. Gjithashtu gjithë kjo që ka ndodhur nuk më ka bërë që të dua të largohem. Këtu është shtëpia ime. Ne të gjithë jemi mirë dhe të vendosur që të luftojmë deri në fund. Kisha një frikë se vendi do të ishte kundër meje, por kur shoh solidarizimin ndjehem mirë. Unë jam e stresuar dhe shumë e mërzitur, por kjo situatë nuk më ndalon mua që të dua Shqipërinë dhe 99% të njerëzve të saj.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alice taylor debimi i gazetares angleze gazetarja britanike alice taylor intervista me alice taylor leja e qendimit refuzimi i lejës së qëndrimit alice taylor debimi i gazetares angleze gazetarja britanike alice taylor intervista me alice taylor leja e qendimit refuzimi i lejës së qëndrimit

Sondazh

Poll