Sport

E dehur, gruaja e futbollistit shkatërron Ferrarin në një rrethrrotullim të Madridit!...

Ajo kishte dy herë më tepër përmbajtjen e alkoolit të lejuar në Spanjë, në një test të kryer në vend

2 Maj 2024, 17:16 Nga DOSJA

E dehur, gruaja e futbollistit shkatërron Ferrarin në një

SPANJE - Gruaja e Dyego Sousa, sulmuesit portugez të Alcorcón, në divizionin e dytë spanjol, shkatërroi Ferrarin e lojtarit natën e së martës në të mërkurë, në një rrethrrotullim në qendër të Madridit, sipas shtypit spanjol këtë të enjte.

Gruaja 40-vjeçare rezultoi pozitive në një test të nivelit të alkoolit në gjak, duke treguar midis 0.50 dhe 0.51 mg/l, dyfishi i normës së lejuar në Spanjë.

Ajo po drejtonte një Ferrari Portofino të kuqe, e vlerësuar nga 215 deri në 250 mijë euro, në shoqërinë e një miku të çiftit, i cili siguroi autoritetet se ishte ai drejtuesi i makinës, por kamerat e vëzhgimit treguan se kush qëndronte në të vërtetë pas timonit.

E dehur, gruaja e futbollistit shkatërron Ferrarin në një

Shtypi spanjol shton, se pas aksidentit Dyego Sousa, i cili në Portugali luajti për Braga, Benfica, ndër të tjera, ka shkuar në vendngjarje. Por ai, pas timonit të një Mercedesi, shpejt u larguar për të marrë të dhënat e sigurimit të Ferrarit.

E dehur, gruaja e futbollistit shkatërron Ferrarin në një

Kujtojmë që disa muaj më parë sulmuesi portugez ndau një video të diskutueshme, në të cilën shfaqej pas timonit të një Lamborghini me 188 km/h në një autostradë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll