Sport

“A doni të uleni sërish?” Zbulohen detaje nga konflikti i nxehtë mes Klopp dhe Salah

Michail Antonio, sulmuesi i West Ham, garanton se trajnerit të Liverpoolit nuk i ka pëlqyer sjellja e egjiptianit.

2 Maj 2024, 17:00 Nga DOSJA

“A doni të uleni sërish?” Zbulohen detaje nga konflikti i

ANGLI - Sulmuesi i West Ham, Michail Antonio, zbuloi për podkastin e 'Footballer's Football' se çfarë dëgjoi nga diskutimi mes Jürgen Klopp dhe Mohamed Salah në ndeshjen kundër Liverpool-it, i cili u shënua nga momenti i tensionuar mes trajnerit dhe lojtarit të Reds te vija anësore, pak çaste para se egjiptiani të hynte në fushë.

“Në thelb, ajo që ndodhi është ajo që është diskutuar nga djemtë në terrenin stërvitor. Kur lojtarët e Liverpool janë gati të hyjnë në fushë, Klopp gjithmonë i përqafon ata dhe u thotë 'fat të mirë'. Kur Mo (Salah) po hynte, filloi të ecte në drejtimin tjetër duke rregulluar mbrojtëset e këmbëve”,- ka nisur duke kujtuar anglezi.

Dhe ai vazhdoi: "Klopp zgjati dorën dhe dora e tij mbeti në ajër për disa momente. Kur Mo ndaloi së rregulluari mbrojtëset, ai i dha atij një 'high-five' të thjeshtë. Sigurisht që Klopp kjo nuk i pëlqeu dhe tha 'A dëshiron të ulesh përsëri?'

Antonio siguroi gjithashtu se e kupton zhgënjimin e tyre, pasi Liverpool humbi gjithçka në luftën për titullin e Premierligës ditët e fundit. “Duke ditur se kush janë ata dhe duke marrë parasysh atë që kanë bërë këtë sezon, dhe faktin që titulli po ikën, tensioni do të jetë gjithmonë më i lartë. Sigurisht që do të ketë shumë zhgënjim dhe mendoj se këto janë gjëra normale, në fund të fundit edhe ata janë njerëz”, përfundoi ai.

Duhet theksuar se Liverpooli zë vendin e 3-të në Premier League me 75 pikë, lideri Arsenal ka 80, ndërsa Man City mbetet në vendin e dytë, me 79 dhe një ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll