2 Maj 2024, 17:05
Nga r.ll

GJIROKASTËR- Tre persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e sotme kriminale, ku janë gjetur të pajetë çifti i të moshuarve Ilia në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Behët fjalë për dy banorë të këtij fshati dhe një bari shtegtar i të imtave, ndërsa raportohet se shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Çifti i të moshuarve që u gjetën të vdekur mëngjesin e sotëm janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. Dyshohet se të moshuarit mund të jenë dhunuar për vdekje, ndërkohë që shkaqet ende nuk dihen.
Ka qenë një telefonate nga Greqia te një nga komshinjtë e çiftit që ka zbuluar ngjarjen tragjike. Ka qenë e motra e Kleoniqit që u bë merak për të pasi dje në darke nuk kishin folur sikur bëningjithmonë. Kjo ngjalli dyshime te ajo se diçka do kishte ndodhur.
Pas telefonatës fqinja ka shkuar tek shtepia e çiftit në orën 6 të mëngjesit ku ka gjetur në fillim të pajetë Kostën të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. Me pas në brendësi të dhomës gjeti dhe Kleoniqin e pajetë me shenja dhune. Fqinjët thonë se mes çiftit ka pasur debate verbale por jo më shumë. Ata jetonin të vetëm pa fëmijë.
Ndërkohë edhe sipas policisë dhuna ndaj të moshuarve, e cila u ka marrë dhe jetën, është shkaktuar nga mjete të forta rrethanore. Policia e Gjirokastrës përveç pistën e krimit në familje po heton si pistë kryesore vrasjen nga një ose disa persona të tjerë.
kosta ilia kleoniqi ilia vrasje ne dropull
Aktualitet
2 Maj 2024, 16:45
r.ll
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje për një operacion ndërkombëtar që u shtri edhe në Shq...
Aktualitet
2 Maj 2024, 16:32
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Një 38-vjeçar shqiptar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Britaninë e M...
Aktualitet
2 Maj 2024, 16:20
r.ll
TIRANË- Mesditën e sotme një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në një lavanderi në rrugën “Todi S...
Aktualitet
2 Maj 2024, 16:07
E. D
foto nga vendngjarja
BULQIZË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur "Sofraçan", Bulqizë. Më...
Aktualitet
2 Maj 2024, 15:20
E. D
foto ilustruese
KORÇË- Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Korçë për vepra penale të ndryshme. Pro...
Aktualitet
2 Maj 2024, 15:21
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një 70-vjeçare shqiptare e cila ishte përplasur nga makina para dy ditësh në qendër të Kremones...
Aktualitet
2 Maj 2024, 14:52
S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë tre të tjerë në Fier. Mësohet se...
Aktualitet
2 Maj 2024, 14:49
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 57-vjeçar me inicialet I. I., ka ndërruar jetë në kryeqytet pasi ka rënë në gropë...
Aktualitet
2 Maj 2024, 14:34
I.A
Pensionistet
TIRANË- Një denoncim ka mbërritur sot te redaksia e Dosja.al, në lidhje me shpërndarjen e pensioneve te t&e...
Aktualitet
2 Maj 2024, 14:36
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 19-vjeçari Henri Breçani është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.6. në Tiranë. Bëhet m...