Aktualitet

I dënuar me 5.4 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet me qëllim ekstradimin 38-vjeçari shqiptar në Britani (EMRIT)

Denis Havalja alias Dashamir Havalja, 38 vjeç, lindur në Bulqizë akuzohet se në vitin 2016 ka ka marrë në një automjet me targa angleze, një shtetase të mitur, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale.

2 Maj 2024, 16:32 Nga r.ll
I dënuar me 5.4 vjet burg për marrëdhënie seksuale me
foto ilustruese

BRITANI- Një 38-vjeçar shqiptar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Britaninë e Madhe me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. 

Denis Havalja alias Dashamir Havalja, 38 vjeç, lindur në Bulqizë akuzohet se në vitin 2016 ka ka marrë në një automjet me targa angleze, një shtetase të mitur, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale.

Shqiptari është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 10 muaj burgim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë shkëmbimit në kohë të informacioneve, arrestohet në Mbretëri të Bashkuar, për t’u ekstraduar në Shqipëri, një 38-vjeçar i cili në vitin 2016, kreu marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, koordinimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit, në kuadër të operacionit “Alias”, u kap dhe u arrestua provizorisht, në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasi Denis Havalja alias Dashamir Havalja, 38 vjeç, lindur në Bulqizë.

38-vjeçari është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në vitin 2016, ka marrë në një automjet me targa angleze, një shtetase të mitur, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 10 muaj burgim.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

denis havalja dashamir havalja

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2024, 14:31 Ina Media

Elbasani: Tenderë, krim dhe drogë!

Foto Ilustruese ELBASAN- Në dhjetor të vitit 2020, një shkresë e klasifikuar për 10 vjet nga Interpol Tirana, informon Departamen...