Aktualitet

Tentoi të hyjë në banesën e ish-bashkëshortes dhe u konfliktuan fizikisht me sende të forta, procedohen tre persona në Korçë

Sipas raportimeve të policisë 38-vjeçari me inicialet E. P. është larguar me vrap dhe i ka rënë nga dora, një mjet prerës (thikë).

2 Maj 2024, 15:20 Nga E. D
Tentoi të hyjë në banesën e ish-bashkëshortes dhe u
foto ilustruese

KORÇË- Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Korçë për vepra penale të ndryshme. Prokuroria filloi procedimin për 38-vjeçarin pasi tentoi të hyjë në banesën e ish-bashkëshortes së tij 34-vjeçe. Mësohet se ajo ka lajmëruar menjëherë policinë, duke bërë që ish-bashkëshorti të largohet. Sipas raportimeve të policisë 38-vjeçari me inicialet E. P. është larguar me vrap dhe i ka rënë nga dora, një mjet prerës (thikë). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, ndërsa 34-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu u proceduan edhe shtetasit A. P., 46 vjeç dhe M. S., 41 vjeçe  pasi në hyrje të fshatit Pogradec, janë konflikuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin.

Njoftimi i Policisë: 

-U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, ka tentuar të hyjë në banesën e ish-bashkëshortes së tij 34-vjeçare. Në momentin që kjo shtetase ka njoftuar shërbimet e Policisë, shtetasi E. P. është larguar me vrap dhe i ka rënë nga dora, një mjet prerës (thikë). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika, ndërsa 34-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojteje.

Komisariati i Policisë Pogradec U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. P., 46 vjeç dhe M. S., 41 vjeçe, banues në fshatin Grunjas, Pogradec, pasi në hyrje të fshatit, janë konflikuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

policia e korces

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2024, 14:31 Ina Media

Elbasani: Tenderë, krim dhe drogë!

Foto Ilustruese ELBASAN- Në dhjetor të vitit 2020, një shkresë e klasifikuar për 10 vjet nga Interpol Tirana, informon Departamen...