Aktualitet

Nga drejtimi automjetit në gjendje të dehur tek vjedhja, arrestohet një person dhe procedohen tre të tjerë në Fier

Mësohet se një 56-vjeçar me inicialet A.M është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

2 Maj 2024, 14:52 Nga S.B
Nga drejtimi automjetit në gjendje të dehur tek vjedhja, arrestohet
foto ilustruese

FIER- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë tre të tjerë në Fier. Mësohet se një 56-vjeçar me inicialet A.M është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë tre persona janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale drejtimi motomjetit pa patentë, vjedhja dhe ndezja e zjarrit më pasojë dëme materiale. Me rastet do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier

Policia Rrugore:

-arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. L., 55 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.   

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: 

-G. M., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular në një servis;    

-H. S., banues në Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në banesën e tij dhe nga përhapja e flakëve janë shkaktuar dëme materiale në banesë.       

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

fier veprapenale

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2024, 14:31 Ina Media

Elbasani: Tenderë, krim dhe drogë!

Foto Ilustruese ELBASAN- Në dhjetor të vitit 2020, një shkresë e klasifikuar për 10 vjet nga Interpol Tirana, informon Departamen...