Aktualitet

Aksident në Bulqizë/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, lëndohet pasagjerja

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere.

2 Maj 2024, 16:07 Nga E. D
Aksident në Bulqizë/ Dy mjete përplasen me
foto nga vendngjarja

BULQIZË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur "Sofraçan", Bulqizë. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere. Gjithashtu e lënduara është dërguar në spitalin e Bulqizës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërsa të dy mjete janë dëmtuar si pasojë e goditjes së fortë. Po ashtu në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Theksojmë se për shkak të mungesës së theksuar të sinjalistikës kjo është një zonë problematike e rrugës nacionale Bulqizë-Peshkopi.

aksident në bulqizë

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2024, 14:31 Ina Media

Elbasani: Tenderë, krim dhe drogë!

Foto Ilustruese ELBASAN- Në dhjetor të vitit 2020, një shkresë e klasifikuar për 10 vjet nga Interpol Tirana, informon Departamen...