Aktualitet

VIDEO/ Denoncimi te Dosja.al: Rrëmujë te Posta Shqiptare, pensionistët s'po marrin dot pensionet

Shumë pensionistë janë paraqitur mëngjesin e sotëm te zyrat e Postës Shqiptare për të marrë pensionet, por mungesa e fondeve ka bërë që të krijohet një rrëmujë. 

2 Maj 2024, 14:34 Nga I.A
VIDEO/ Denoncimi te Dosja.al: Rrëmujë te Posta Shqiptare,
Pensionistet

TIRANË- Një denoncim ka mbërritur sot te redaksia e Dosja.al, në lidhje me shpërndarjen e pensioneve te të moshuarit. Shumë pensionistë janë paraqitur mëngjesin e sotëm te zyrat e Postës Shqiptare për të marrë pensionet, por mungesa e fondeve ka bërë që të krijohet një rrëmujë. 

Siç shihet në videon e mëposhtme janë me dhjetra qytetarë që po presin në radhë prej orësh për të marrë pensionet e tyre, por kjo është bërë e pamundur. Ndërkohë që denoncimi te Dosja.al, theksohet se punonjëset e postës i kanë përzënë fillimisht pensionistët në orën 08:20 që kanë shkuar, duke iu thënë se fondet do të vijnë në orën 14:00.

 

Dhe disa prej pensionistëve iu kanë mbajtur kartën e identitetit. Por kur pensionistët kanë shkuar në zyrat e postës sërish, ata janë përballur me të njëjtin problem, mungesën e fondeve. Kjo ka krijuar rrëmujë në zyrat e postës, por më së shumti dhe zemërim te qytetarët, të cilët me të drejtë kërkojnë pensionet e tyre. 

Ndërkohë që nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Posta Shqiptare në lidhje me situatën e krijuar ditën e sotme. Por më e rëndësishmja ende nuk dihet se sa do të zgjasë kjo situatë e tillë në vend, duke marrë parasysh problemet shëndetësore dhe shpenzimet që kanë pensionistët, për ta është e papërballeshme një ngërç i tillë. 

posta shqiptare

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2024, 14:31 Ina Media

Elbasani: Tenderë, krim dhe drogë!

Foto Ilustruese ELBASAN- Në dhjetor të vitit 2020, një shkresë e klasifikuar për 10 vjet nga Interpol Tirana, informon Departamen...