Sport

Champions League/ Bellingham kritikohet për gjestin ndaj Harry Kane... (video)

Ndërkombëtari anglez i Real Madridit ka tentuar të shqetësojë bashkëkombasin e tij gjatë ekzekutimit të penalltisë

1 Maj 2024, 18:48 Nga DOSJA

Champions League/ Bellingham kritikohet për gjestin ndaj Harry Kane...

GJERMANI - Jude Bellingham po merr kritika për një gjest të bërë në ndeshjen e parë gjysmëfinale midis Bayern Munich - Real Madrid në Champions League, e cila përfundoi në barazim (2-2).

Goli i dytë i skuadrës gjermane u shënua nga një penallti nga Harry Kane, por para ekzekutimit Jude Bellingham iu afrua bashkëkombasit të tij dhe tentoi ta shqetësonte, derisa u largua nga arbitri i ndeshjes, francezi Clément Turpin.

“Në atë kohë nuk e kuptova se çfarë tha, por fola me të më pas. Ai më tha që të gjuaja në anën e majtë të portierit. E dija që më ishte afruar në fushë, por nuk e dija se çfarë më kishte thënë. Gjithsesi godita majtas. Ishte mire, sepse pashë që portieri lëvizi pak më herët dhe godita topin”,- ka shpjeguar Kane në fund të ndeshjes së Mynihut.

Situata pati një ndikim të natyrshëm në shtypin anglez dhe Bellingham nuk i shpëtoi disa kritikave për sjelljen e tij ndaj kapitenit të ekipit të “Tre Luanëve”.

Gazetat nxjerrin në pah joefektivitetin e strategjisë, madje ‘Mirror’ thotë se lojtari i Real Madridit “u largua me vezë në fytyrë”, një shprehje angleze për situata fatkeqe, të sikletshme.

Champions League/ Bellingham kritikohet për gjestin ndaj Harry Kane...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll