Sport

Sergiño Dest konfirmon prognozat më të këqija të dëmtimit të tij: kthimi në 2025!...

PSV ka një opsion blerjeje prej 10 milionë për lojtarin e Barcelonës, por ai do të mungojë deri në vitin 2025, gjë që mund të prishë planet e skuadrës holandeze.

1 Maj 2024, 17:50 Nga DOSJA

Sergiño Dest konfirmon prognozat më të këqija të

HOLANDE - Lajm i keq për Sergiño Dest... dhe gjithashtu për Barcelonën. Lojtari amerikan u dëmtua rëndë pak javë më parë në stërvitje. Lajmi është bërë i ditur nga PSV, skuadra ku ai luan në formë huazimi, më 20 prill. Futbollisti publikoi një deklaratë më 1 maj në rrjetet e tij sociale, në të cilën konfirmoi diagnozën më të keqe: ai ka pësuar një  çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, dhe do t'i nënshtrohet një operacioni, teksa do të jetë jashtë futbollit deri në vitin 2025.

Deklarata e lojtarit...

Futbollisti ka postuar një video në rrjetet sociale duke shpjeguar lajmin. “Fatkeqësisht, unë kam këputur ligamentin tim të kryqëzuar të përparmë dhe së shpejti do të bëj një operacion”,- thotë Sergiño. Optimist dhe i bindur, ai shprehet: "Do të bëj çmos që të rikthehem sa më shpejt në nivelin tim. Do të jetë një periudhë shumë e vështirë për mua, por e di që vetëm do të më bëjë më të fortë",- thotë ai. “Do të kthehem për t’i bërë krenarë”,- përfundon sportisti.

Negociatat e transferimit mes Barçës dhe klubit holandez parashikojnë një opsion blerjeje për 10 milionë euro, një ofertë e përballueshme për të përfunduar një shitje të re. Kjo është pikërisht ajo për të cilën entiteti i Barçës po punon, në mënyrë që të bëjë ristrukturimin sa më të mirë të skuadrës në bazë të shitjeve për të zgjidhur problemin e ‘fair-play’-t për të qenë në gjendje të inkorporojë nënshkrime me performancë të menjëhershme.

Dest është një nga ato shitjet e qarta. Huazimi i tij u kompletua me synimin për ta transferuar  dhe këtë sezon ai nuk po i shkonte aspak keq në liderin e Holandës: 36 starte në 37 ndeshje të luajtura, dy gola dhe shtatë asistime. Megjithatë, është shumë e mundur që koha e gjatë që ai do të jetë jashtë do të prishë planet e PSV-së. Tani, është logjike të supozohet se ekipi i Eredivise nuk dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e djathtë dhe ai do të kthehet në Barcelonë në verë, diçka që nuk është me interes për Can Barça.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll