Sport

Trajneri i kombëtares belge konfirmon mungesën e Courtois në “Euro 2024”...

Portieri ka pasur një marrëdhënie të trazuar me Domenico Tedesco, që nga qershori i vitit 2023

1 Maj 2024, 18:34 Nga DOSJA

Trajneri i kombëtares belge konfirmon mungesën e Courtois në

BELGJIKE - Portieri Thibaut Courtois, i cili ka pasur një sezon të shënuar me lëndime, do të mungojë në finalet e “Euro 2024”, që do të zhvillohet në Gjermani, ka konfirmuar sot trajneri Domenico Tedesco.

Portieri i ‘Merengues’ pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij të majtë në gusht të vitit të kaluar, gjë që e mbajti jashtë deri në mars, kur pësoi një tjetër dëmtim, këtë herë në gjurin e djathtë, gjë që e bëri të paaftë për të luajtur përsëri.

Belgu tani i është rikthyer opsioneve të Real Madridit dhe së shpejti mund të kthehet në skuadrën e drejtuar nga trajneri Carlos Ancelotti, i cili tani do të përballet me Bayern Munichun në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League.

Courtois ka pasur një marrëdhënie të trazuar me trajnerin Domenico Tedesco që nga qershori 2023, pasi nuk u emërua kapiten pas dëmtimit të Kevin De Bruyne, me zgjedhjen që iu bë Romelu Lukakut.

Portieri kishte njoftuar tashmë në dhjetor se nuk do të merrte pjesë në Euro për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë. "Gjithçka është thënë për këtë temë. Unë nuk dua të luaj ping-pong. Unë jam në sintoni me këtë,"- shpjegoi Tedesco.

Duke shpallur vendimin e tij në dhjetor, Courtois i dha kohë ekipit belg për t'u përgatitur, sipas Tedesco. “Ne po fokusohemi te lojtarët që janë në formë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll