Sport

Sacchi kundër rrymës, është me Stefano Piolin: “Unë do ta konfirmoja, ai meriton respekt për atë që ka dhënë te Milani”...

Ish-trajneri i kuqezinjve: "Konfirmimi i tij nuk do të ishte një pengesë"

1 Maj 2024, 15:38 Nga DOSJA

Sacchi kundër rrymës, është me Stefano Piolin:

ITALI - "Pse të mos e mbajnë Piolin? Unë besoj se përvoja e tij te Milani është krejtësisht pozitive. Ai fitoi një ‘scudetto’ dhe klubi kishte shpenzuar më pak se kundërshtarët e tij. Me atë rast ai i kishte mahnitur të gjithë dhe argëtonte publikun. Këtë sezon, nëse gjithçka është mirë, ata përfundojnë të dytët në ligë: do të thotë se vetëm Interi ka bërë më mirë”.

Në një kohë kur zërat për trajnerin e ardhshëm të Milanit janë ndezur, Arrigo Sacchi  publikisht mban anën e trajnerit aktual të kuqezinjve, i cili do të largohet në fund të sezonit edhe pse ka edhe një vit kontratë.

Dhe më pas, a i donte Pioli të gjithë lojtarët që bleu, apo ata u zgjodhën nga drejtuesit? - pyet  Sacchi në ‘Gazzetta dello Sport’. - Besoj se Pioli meriton respekt për atë që i dha Milanit dhe për mënyrën se si u soll. Duket se konfirmimi i tij nuk do të ishte një pengesë. Ai është një trajner që ka mundur të përmirësohet me kalimin e kohës”.

Dhe sërish: “Kam lexuar që emrat e Lopetegui, Fosenca, Galtier, Gallardo, Tedesco, Van Bommel, De Zerbi po qarkullojnë për të mbushur vendin e Piolit... Nëse është e vështirë që një lojtar i huaj të përshtatet në futbollin italian, për një trajner është më tepër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll