Sport

Fundi sezonit për Timo Werner te Tottenham

I dëmtuar të dielën, gjatë humbjes së Tottenhamit kundër Arsenalit (2-3), sulmuesi gjerman Timo Werner, nuk do të mund të marrë pjesë në sprintin final të ekipit të tij të Spursave, i 5-ti në Premier League.

1 Maj 2024, 17:14 Nga DOSJA

Fundi sezonit për Timo Werner te Tottenham

ANGLI - Fundi i parakohshëm i sezonit për Timo Werner. I huazuar te Tottenham këtë dimër nga Leipzig, sulmuesi gjerman (28 vjeç) nuk do të marrë pjesë në sprintin e fundit për shkak të një dëmtimi, që e detyroi atë të largohej nga fusha në stadiumin Tottenham Hotspur të dielën gjatë ndeshjes së Arsenali (2-3).

 “Kanë mbetur edhe dy javë e gjysmë garë dhe prandaj ai do të humbasë pjesën tjetër të sezonit”,- tha trajneri i tij Ange Postecoglou në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Që kur u bashkua me Spurs në janar, Werner ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 13 ndeshje në Premier League. Mbetet për t'u parë nëse ky bilanc do të jetë i mjaftueshëm për të bindur klubin londinez të paguajë opsionin e blerjes prej 17 milionë eurosh lidhur me huazimin e tij. I pesti në Premier League, Tottenham udhëton te Liverpool të dielën (17:30).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll