Sport

“Suedia e refuzoi VAR-in? Kështu që unë do të shkoj atje vitin e ardhshëm…”

Trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou në një moment humori të mirë…

1 Maj 2024, 17:24 Nga DOSJA

“Suedia e refuzoi VAR-in? Kështu që unë do të shkoj

ANGLI - Futbolli profesionist suedez do të vazhdojë të luhet pa ndihmën e VAR-it, pasi shumica e klubeve u shprehën kundër zbatimit të sistemit. Në një konferencë për shtyp, Ange Postecoglou, trajneri i Tottenhamit, ka komentuar këtë vendim.

Propozimi do të zbatohet, zbuloi presidenti i Federatës Suedeze, pasi 18 nga 32 klubet profesionale u shprehën kundër vendosjes së gjyqtarit video.

“Suedia e refuzoi VAR-in? Kështu që unë do të shkoj atje vitin tjetër”,- tha ai mes të qeshurash.

“Unë pashë Champions League dje dhe nuk do ta dija që VAR ishte pjesë e lojës, nëse nuk do të më kishin thënë. Shpresoj që ata të gjejnë mënyrën e duhur për ta bërë atë të funksionojë. Nuk varet nga trajnerët.

Kush jam unë që të ulem në një dhomë dhe t'u them gjyqtarëve se si të bëjnë punën e tyre? Është puna e tyre. Nuk do t'i paguaja arbitrat që të më këshillonin se si të stërvitja ekipin tim”,- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll