Sport

Ralf Rangnick është shumë afër të bëhet trajneri i ardhshëm i Bayernit...

Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, ka konfirmuar se është në bisedime të avancuara që gjermani të zëvendësojë Thomas Tuchel.

1 Maj 2024, 10:53 Nga DOSJA

Ralf Rangnick është shumë afër të bëhet trajneri i

GJERMANI - Bayern Munich po mendon një ndryshim në pankinën e tij për sezonin e ardhshëm dhe Ralf Rangnick është i zgjedhuri. Herbert Hainer, presidenti i skuadrës gjermane, konfirmoi dje se bisedimet me Rangnick për të pasuar Thomas Tuchel janë shumë të avancuara.

“Ne kemi avancuar bisedimet me Ralf, por duhet të presim edhe disa ditë”,- tha Hainer për Sky Sport. "Nëse përfundon duke u konfirmuar, do të ishte një opsion shumë i mirë për ne. Le të shpresojmë se nuk do të zgjasë shumë. Do të duhet të shohim kur gjithçka të mbyllet, por ne jemi afër. Gjithçka është në rrugën e duhur," shtoi presidenti.

Sipas Sky Sport, Bayern do t'i ofrojë Rangnick një kontratë deri në vitin 2027 dhe shpreson të mbyllë një marrëveshje me Federatën Austriake në këmbim të pagesës së kompensimit për ta liruar atë nga kontrata e tij që përfundon në 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll