Politike

Kriza politike/ Zyrtari i BE në Tiranë, takime me palët: S’ka shpresë për dialog!

7 Mars 2019, 08:41 Nga DOSJA
Kriza politike/ Zyrtari i BE në Tiranë, takime me palët:

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka takuar liderët politikë në Shqipëri. Danielsson ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Ramën në Kryeministri, ku i pranishëm ishte edhe ministri i deleguar i Jashtëm, Gent Cakaj. Zyrtari i Brukselit, ka zhvilluar një takim edhe me kryeprokuroren e përkohshme, Arta Markun dhe me ambasadorët e tjerë në vendin tonë. Danielsson takoi edhe liderin e opozitës Lulzim Basha dhe në përfundim të takimit me të tha se nuk pa shenja dialogu.

Christian Danielsson vjen në Tiranë në një kohë kur situata politike në vend nuk është e qetë. Opozita, e cila ka djegur edhe mandatet, nga njëra anë kërkon rrëzimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme qendrore. Ndërkohë që thekson se do të vijojnë me protestat kundër qeverisë, kur e radhës është caktuar  më 16 mars. (Lexo këtu) Nga ana tjetër kryeminisitri Edi Rama shprehet i vendosur se mandatet nuk i negocion dhe u shpreh se e ka dorën e shtrirë për të dialoguar me opozitën. (Lexo këtu)

(j.v/k.m.f.g/Dosja.al)

Zhvillimet orë pas ore nga takimi i zyrtarit të BE në Tiranë

Ora 12:32- Kriza politike/ Danielssonn: S’pashë shenja dialogu, duhet punë për reformat

Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, tha se nga takimi që pati me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha nuk ka parë shenja për dialog me qeverinë.

Ora 12:23- Dialogu me palët/ Zyrtari i BE-së: Djegia e mandateve, rrezikon integrimin në BE

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson pas takimit me palët politike në vend, në një konferencë për shtyp u shpreh se vendimi i djegies së mandateve rrezikon në mënyrë serioze rrugën e Shqipërisë për në BE. Zyrtari i lartë, bëri thirrje që opozita të rikthehet në Kuvend dhe që protestat të mos jenë të dhunshme.

Ora 12:00- Opozita e bashkuar takon zyrtarin e BE-së, Basha: Hetimi i dy dosjeve, formula për futjen në BE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson zhvilloi një konferencë për mediat. Basha nuk tregoi detaje lidhur me bisedën e zhvilluar mes liderëve të opozitës së bashkuar dhe zyrtarit të Brukselit por vijoi me thirrjet për largimin e kryeministri Edi Rama nga posti.

Ora 11:00- Cristian Danielsson takon Ramën: Duhet punë me reformat

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Ramën në Kryeministri, ku i pranishëm ishte edhe ministri i deleguar i Jashtëm, Gent Cakaj.

“Zhvillova një bisedë të hapur me kryeministrin Edi Rama për situatën aktuale politike dhe reformat. Shqipëria duhet të vazhdojë të ofrojë në të gjitha fushat e reformave, dhe në veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të bërë një rast bindës në qershor, kur Bashkimi Europian dhe Shtetet Anëtare të BE-së të shqyrtojnë përparimin e vendit.”-shkruan zyrtari i BE.

Ora 09:40- Zyrtari i BE takon kryeprokuroren Arta Marku

Zyrtari i Brukselit, ka zhvilluar një takim edhe me kryeprokuroren e përkohshme, Arta Markun dhe me ambasadorët e tjerë në vendin tonë. “Kënaqësi që jam sërish në Tiranë. U takova me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përsërita mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme. Implementimi i reformës në drejtësi po ecën përpara për rolin e ligjit në Shqipëri dhe për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian”, shkruan në rrjetin social Twitter, Danielson, teksa poston edhe foto nga takimi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike christian danielsson djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha protesta e 16 marsit christian danielsson djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha protesta e 16 marsit

Sondazh

Poll