Politike

Transferimi i mësueses një ditë para 7 marsit, Berisha publikon videon: Nxënësit bojkotojnë mësimin

7 Mars 2019, 09:08 Nga DOSJA
Transferimi i mësueses një ditë para 7 marsit, Berisha publikon

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në nje video në Facebook, rast që i ka ardhur nga “qytetari dixhital”, siç ai i quan.

Në këtë video shfaqet një mësuese e gjimnazit “Said Najdeni” në Peshkopi, e cila një ditë më parë është njoftuar se do të transferohet në një shkollë në Dibër. Ajo e ka kundërshtuar këtë vendim, duke u shprehur se po shkelet ligji dhe se do të ankohet në strukturat përkatëse.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Gjimnazistet e Dibres ne proteste,
Narkozyrtaret kakistokrate iu transferojne si armike klase mesuesen e tyre!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje z. Berisha!
Kërkoj ndihmën tuaj për të denoncuar një rast flagrant të shkeljes së ligjit dhe çdo norme morale, ku një mësuese në gjimnazin “Said Najdeni”, peshkopi, është transferuar në mënyrë të papritur dhe krejt absurde, në një shkollë që ndodhet në një nga zonat më të largëta të Dibrës. Sigurisht, qartas për arsye politike dhe pa një justifikim serioz. Studentët e gjimnazit, të indinjuar nga kjo fyerje e paskrupullt që i bëhet “prindit të dytë” një ditë para festës zyrtare të mësuesit, kanë bojkotuar mësimin në formë proteste dhe mospajtimi ndaj këtij sistemi burokratik dhe të paturp që tejkalon çdo absurd.
Kërkesat i janë paraqitur edhe drejtorit të arsimit në Dibër, që la të kuptohej se ky është një vendim i imponuar që ai nuk fo guxonte ta kundërshtojë. Megjithatë, nxënësit firmosën një peticion duke i vendosur ultimatum: “Ose të hënën vendimi pezullohet ose mësimi do të vazhdojë të bojkotohet”. Do ju isha mirënjohës, ( duke parë gadishmërinë tuaj për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të thjeshtë) ta denonconi këtë rast.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denoncimi te sali berisha transferimi i mesueses nga peshkopia denoncimi te sali berisha transferimi i mesueses nga peshkopia

Sondazh

Poll