Politike

Mbledhja e Këshillit Bashkiak online, Blushi: U vendos pa u pyetur opozita, shkelje e hapur e ligjit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, u shpreh se kjo tregon shkeljen e ligjit për pushtetin vendor dhe të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak.

30 Prill 2024, 16:31 Nga r.ll
Mbledhja e Këshillit Bashkiak online, Blushi: U vendos pa u pyetur opozita,
tedi blushi

TIRANË- Këshilltari i PL-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka reaguar pas zhvendosjes së mbledhjes së këshillit online. Përmes një postimi, Blushi thotë se vendimi për mbledhjen është marrë pa u pyetur opozita.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, u shpreh se kjo tregon shkeljen e ligjit për pushtetin vendor dhe të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak.

POSTIMI I PLOTË:

I tmerruar deri në palcë nga hajdutëritë dhe krimet e shumta, për të cilat do detyrohet të japë patjetër llogari, i frikësuar si lepur nga transparenca para qytetarëve, Erion Veliaj sapo ka urdhëruar zhvillimin online të mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ky vendim i marrë pa pyetur përfaqësuesit e opozitës, është shkelje e hapur e ligjit për pushtetin vendor dhe të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak.

Askush nuk mund të na pengojë ne këshilltarëve të opozitës të ushtrojmë detyrën për të cilën jemi zgjedhur!

Të gjithë para Bashkisë së Tiranës, pas pak në ora 16:30, në protestë kundë mafies së inceneratorëve dhe organizatës kriminale 5D. Erion Veliaj duhet marrë urgjent i pandehur! Nuk ka “Drejtësi me Regji” që e shpëton! Na ka përballë!

tedi blushi

Sondazh

Poll