Politike

Mazhoranca bojkotoi komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Akt i rëndë ndaj parlamentarizmit, të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi

Sipas Vokshit ky akt bën që të minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit.

30 Prill 2024, 13:52 Nga M.B
Mazhoranca bojkotoi komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Akt
Albana Vokshi


TIRANA- Kryetarja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi, tha sot se bojkoti i mbledhjes së komisionin nga ana e mazhorancës, është një akt i rëndë ndaj parlamentalizmit. Sipas Vokshit ky akt bën që të minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit. Ndërkohë ajo ka kërkuar edhe përjashtimin nga komisioni të Plarent Ndrecës dhe Milva Ekonomit.

“Mazhoranca bojkotoi komisionin pa asnjë arsye legjitime. Tjetër akt i rëndë ndaj parlamentarizmit, kontrollit parlamentar dhe hetimor. Po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit. Mbledhja e fundit u mbyll zyrtarisht nga ana ime dhe nuk miratuam dot kërkesat për informacion, ende nuk ka asnjë kërkesë për informacion të miratuar pasi ligji është bërë në mënyrë të tillë sa për cdo kërkesë duhet vendim i ndërmjetëm me shumicën e deputetëve të pranishëm. Fakti që mazhoranca ka anëtar si avokati i sterilizimit Ndreca dhe rasti i Milva Ekonomit, përbëjnë diferencën për vendimmarrje”, tha Vokshi.

komisionit hetimor të shëndetësisë

Sondazh

Poll