30 Prill 2024, 15:17
Nga r.ll
flamur noka, taulant balla
TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka kanë replikuar mes tyre, ku nuk kanë munguar ironitë ndaj njëri-tjetrit.
Balla, gjatë mbledhjes, u shpreh se fokusi i Komisionit duhet të qëndronte tek rendi i ditës për projektligjin për sistemin e adresave. Ministri tha se gjatë seancës së ditës së enjte është thirrur në interpelancë nga deputeti demokrat, Ervin Salianji, ndërsa iu drejtuar Flamur Nokës: “Hajde në seancë, mos u bëni xheloz për kolegun Salianji, hajdeni ditën e enjte në seancë dhe dëgjoni përgjigjet e pyetjeve”.
Ndërsa Noka iu përgjigj se është koordinuar me kolegun e tij demokrat dhe se lufta e tyre e brendshme tashmë ka marrë fund.
“Me kolegun jemi koordinuar, rrini i qetë. Ngaqë keni luftën e brendshme tuajën, ne i kemi dhënë fund luftës së brendshme”, tha deputeti Flamur Noka.
Pjesë nga replikat:
Taulant Balla: Nuk kam ndërmend të zhvendos vëmendjen nga rendi i ditës, jam i gatshëm kur të më ftojë çdo deputet i opozitës përmes instrumenteve të Parlamentit, ka seancë pyetje, interpelancë. Jam njoftuar nga shërbimet e Kuvendit për interpelancë me kolegun Salianji për një set pyetjesh që ka sjellë.
Nuk ndodh asnjëherë të mos paraqitem në interpelancë apo seancë pyetjesh sa kohë. Nuk mund t’i përgjigjem një pyetje sepse unë nuk njoh asnjë institucion me emrin SKAP në Shqipëri, nuk di të ketë. E kam thënë që prioritet është lufta kundër korrupsionit brenda policisë së shtetit.
(Ndërhyn Noka)
Taulant Balla: Hajde në seancë, mos u bëni xheloz për kolegun Salianji, hajdeni ditën e enjte në seancë dhe dëgjoni përgjigjet e pyetjeve sepse i ka sjellë e numër.
Flamur Noka: Me kolegun jemi koordinuar, rrini i qetë. Ngaqë keni luftën e brendshme tuajën, ne i kemi dhënë fund luftës së brendshme
Taulant Balla: Kujtova që ka kaluar nga Gazi dhe jo nga ju, harrova
Flamur Noka: Nuk i ha kush këto! Shih merru me krimin
Taulant Balla: Ejani në seancë dhe njihuni me rezultatet e arritura deri tani nga procesi i vetëpastrimit të policisë së shtetit.
taluant balla flamur noka komisioni per sigurine kombetare 30 prill 2024
Politike
30 Prill 2024, 14:49
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi mazhoranca bojkotoi Komisionin Hetimor për kontra...
Politike
30 Prill 2024, 14:47
I.A
Jorgo Goro
TIRANË- Gjykata e Apelit në GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro pë...
Politike
30 Prill 2024, 14:17
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në Komisionin e Sigurisë gjatë fjalës së tije ka ...
Politike
30 Prill 2024, 13:52
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Kryetarja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi, tha sot se bojkoti i mbledhjes së komisionin ...
Politike
30 Prill 2024, 13:33
I.A
Gardhi metalik
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar blindimin e Bashkisë Tiranë ditën e sotme. Siç shihet d...
Politike
30 Prill 2024, 13:02
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është thirrur në Prokurorinë e Posaç...
Politike
30 Prill 2024, 12:41
M.B
Igli Hasani
BRUKSEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në një takim informa...
Politike
30 Prill 2024, 12:33
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se janë zgjidhur 6 r...
Politike
30 Prill 2024, 12:05
M.B
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha
TIRANA- Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e Kës...
Politike
30 Prill 2024, 12:00
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi i organizmit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar nëpërmjet një deklarate për sh...