30 Prill 2024, 14:17
Nga M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në Komisionin e Sigurisë gjatë fjalës së tije ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër para disa ditësh, ku gjyqtarit Tonin Sterkaj iu vendos tritol në banesë. Salianji tha se Policia e Shtetit ka dështuar, duke shtuar se krimi shënjestron edhe magjistratët.
Ai tha se bandat bashkëpunonin për të bërë vota për PS-në. Sipas Salianjit, është në përgjegjësinë morale të ministrit të japë dorëheqjen ose jo, dhe është në përgjegjësinë e kryeministrit ta shkarkojë ministrin ose jo, por, siç tha ai, me përgjegjësi ligjore ngarkohet Policia e Shtetit.
"Ky krim ka ndodhur në një qytet, ku bandat konkurrojnë me njëra-tjetrën për të emëruar shefat e policisë. Këtë e kemi parë në përgjime. Drejtuesi i SPAK konfirmon edhe sot se drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë të lidhur me krimin dhe ne nuk bashkëpunojmë dot me ta, për shkak të lidhjeve me grupet e krimit të organizuar. Ka ndodhur në Shkodër, ku njëra bandë kapte shefin e komisariatit, banda tjetër kapte shefin e krimit për t’ju shërbyer jo qytetarëve, por banditëve.
E të dyja bandat bashkë pastaj bashkëpunonin për të bërë vota për PS-në. Ky është shqetësim thelbësor, që kanë qytetarët sot në raport me sigurinë e tyre, se kur arrin të preket një gjyqtar i Republikës, çfarë ndodh me të tjerët. Ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë.
Është në përgjegjësinë morale të ministrit të japë dorëheqjen ose jo, është në përgjegjësinë e kryeministrit ta shkarkojë ministrin ose jo, por pa diskutim me përgjegjësi ligjore ngarkohet Policia e Shtetit. Po i ngulet gozhda ligjit dhe shtetit. Po zhvishet fuqia e ligjit përballë njerëzve me pushtet. Ngjarja u mbajt e fshehur për muaj me radhë dhe kjo është përgjegjësi e policisë. Nasip Naço, mos u sill në Komision si kryetar kooperative", tha Salianji.
ervin salianji
Politike
30 Prill 2024, 13:52
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Kryetarja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi, tha sot se bojkoti i mbledhjes së komisionin ...
Politike
30 Prill 2024, 13:33
I.A
Gardhi metalik
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar blindimin e Bashkisë Tiranë ditën e sotme. Siç shihet d...
Politike
30 Prill 2024, 13:02
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është thirrur në Prokurorinë e Posaç...
Politike
30 Prill 2024, 12:41
M.B
Igli Hasani
BRUKSEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në një takim informa...
Politike
30 Prill 2024, 12:33
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se janë zgjidhur 6 r...
Politike
30 Prill 2024, 12:05
M.B
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha
TIRANA- Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e Kës...
Politike
30 Prill 2024, 12:00
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi i organizmit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar nëpërmjet një deklarate për sh...
Politike
30 Prill 2024, 11:31
M.B
Makinat e Klevis Balliut dhe makina e Erion Veliajt
TIRANA- Kordinatori Rajonal për Tiranën, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje...
Politike
30 Prill 2024, 11:16
M.B
Komisioni
TIRANA- Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat në shëndetësi kanë para...
Politike
30 Prill 2024, 11:08
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posa&...