30 Prill 2024, 15:54
Nga r.ll
ervin salianji
TIRANË- Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në mbledhjen e Komisionin e Sigurisë ku po shqyrtohet kërkesa e opozitës mbi zhvillimin e një seance dëgjimore me kreun e SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se ka qenë ky i fundit që e ka thënë se Policia e Shtetit në nivele të larta ka lidhje me grupe të strukturuara kriminale.
Sipas Salianjit, kërkesa e 9 deputetëve të opozitës duhet t’i dërgohet kreut të Prokurorisë së Posaçme dhe vendoset data kur drejtuesi i institucionit të koordinuar me komisionin vjen dhe përgjigjet.
Salianji: Një kërkesë e firmosur nga 9 deputetë të opozitës i dërgohet kreut të institucionit dhe vendoset data kur drejtuesi i institucionit të koordinuar me komisionin vjen dhe përgjigjet. Ne jemi komision përgjegjës për policinë e shtetit dhe ka një deklaratë ku drejtuesi i SPAK, zoti Dumani, ka thënë që në shumë veprime që duhet t’i kryejnë me policinë e shtetit, sidomos kur ka të bëjë me grupe të krimit të organizuar, policia e shtetit në nivele të larta ka lidhje me grupe të strukturuara kriminale.
Në këtë kontekst, ju dhe ne të gjithë bashkë si komision, a doni t’i japim mbështetje SPAK në luftën ndaj krimit të organizuar. A keni shqetësim që personat të cilët mund të jenë të përfshirë, që janë në nivele të larta të policisë së shtetit mund të jenë të lidhur me krimin, mos t’i lëmë për t’i kapur pas 10 vitesh. Ne jemi këtu të gjithë si deputetë me të njëjtin qëllim, pavarësisht qëllimeve politike tuaja që doni të bëheni barrikadë për të mbrojtur paligjshmërinë. Kërkesa është e qartë. Është një deklaratë publike që shqetëson cilin do dhe mbas asaj deklarate nuk ka asnjë reagim të një asnjë institucioni. Besoj që do të ishte në nderin e këtij komisioni që ju të na bashkoheni në këtë kërkesë, por dhe nëse nuk na bashkoheni e keni për detyrim të kaloni kërkesën e parashtruar.
ervin salianji komisioni i sigurise kombetare 30 prill 2024
Politike
30 Prill 2024, 15:36
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Deputeti demokrat, Ervin Salianji në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ka kërkuar që ministrja e Shteti...
Politike
30 Prill 2024, 15:30
r.ll
saimir korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar thirrje e kreut të Bashkisë së Tiran&...
Politike
30 Prill 2024, 15:17
r.ll
flamur noka, taulant balla
TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe ...
Politike
30 Prill 2024, 14:49
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi mazhoranca bojkotoi Komisionin Hetimor për kontra...
Politike
30 Prill 2024, 14:47
I.A
Jorgo Goro
TIRANË- Gjykata e Apelit në GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro pë...
Politike
30 Prill 2024, 14:17
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në Komisionin e Sigurisë gjatë fjalës së tije ka ...
Politike
30 Prill 2024, 13:52
M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Kryetarja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi, tha sot se bojkoti i mbledhjes së komisionin ...
Politike
30 Prill 2024, 13:33
I.A
Gardhi metalik
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar blindimin e Bashkisë Tiranë ditën e sotme. Siç shihet d...
Politike
30 Prill 2024, 13:02
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është thirrur në Prokurorinë e Posaç...
Politike
30 Prill 2024, 12:41
M.B
Igli Hasani
BRUKSEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në një takim informa...