Politike

Veliaj në SPAK, ironia e Korreshit: Erdhi koha që të gjithë të shkojnë në dhomën e rrëfimit, nuk falen kollaj gjynahet aty

Sa i përket dosjes 5D ai tha se nuk ka asnjë mundësi që drejtuesi i institucionit të mos ketë dijeni mbi faktin se ku kanë përfunduar paratë.

30 Prill 2024, 15:30 Nga r.ll
Veliaj në SPAK, ironia e Korreshit: Erdhi koha që të gjithë
saimir korreshi

TIRANË-  Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar thirrje e kreut të Bashkisë së Tiranës në SPAK dhe “përplasjen” me anëtarët e PD-së që ishin jashtë godinës. I ftuar në News24, Korreshi u shpreh se më në fund ka ardhur koha që të pyeten persona në pozitat e Veliajt, ndërsa nuk kursyer edhe ironitë, ku tha se erdhi koha që të gjithë shkojnë te dhoma e rrëfimit. 

“Kolegët e mi nuk duhet t’i thonin hajdut, por zoti hajdut sepse nuk e kanë atë konfidencë. Më në fund erdhi radha që të gjithë të shkojnë në dhomën e rrëfimit. Por aty nuk falen kollaj gjynahet”, tha ai.

Sa i përket dosjes 5D ai tha se nuk ka asnjë mundësi që drejtuesi i institucionit të mos ketë dijeni mbi faktin se ku kanë përfunduar paratë.

“Për mua SPAK e kap lepurin me qerre. I vetmi institucion që mund të zhbëjë hallkat mes krimit të organizuar dhe qeverisë. Krim i organizuar është edhe të vjedhësh paratë e shqiptarëve në mënyrë institucionale”, tha ai.

saimir korreshi erion veliaj

Sondazh

Poll