Politike

VIDEO/ Protesta e Opozitës, Veliaj urdhëron blindimin e bashkisë Tiranë, barrikadat ngulen me vida në tokë

Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, punonjësit e bashkisë kanë vendosur gardh metalik rreth bashkisë, ndërkohë që ndryshe nga herët e tjera, barrikadat janë ngulur me vida në tokë. 

30 Prill 2024, 13:33 Nga I.A
VIDEO/ Protesta e Opozitës, Veliaj urdhëron blindimin e bashkisë
Gardhi metalik

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar blindimin e Bashkisë Tiranë ditën e sotme. Siç shihet dhe nga videoja e mëposhtme, punonjësit e bashkisë kanë vendosur gardh metalik rreth bashkisë, ndërkohë që ndryshe nga herët e tjera, barrikadat janë ngulur me vida në tokë. 

 

Opozita pritet të protestojë sot në orën 16:30 duke kërkuar dorëheqjen e Veliajt për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Protestuesit kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar për vjedhjen e tenderave të Bashkisë Tiranë si dhe kryebashkiaku Veliaj të japë dorëheqjen

erion veliaj proteste para bashkise tirane

Sondazh

Poll