Aktualitet

Tahiri tek Apeli i Krimeve të Rënda/ Gjykata lë në fuqi vendimin për mbylljen e hetimeve në 10 mars

7 Mars 2019, 08:57 Nga DOSJA
Tahiri tek Apeli i Krimeve të Rënda/ Gjykata lë në fuqi

TIRANË-  Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i shoqëruar nga avokati i tij ka shkuar në ambientet e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda ku ka zhvilluar “betejën” e radhës ndaj Prokurorisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka apeluar vendimin për kufizimin e afateve të hetimit për Tahirin deri në datën 10 mars. (Lexo këtu)

Pasi dëgjoi palët, Gjykata e Apelit vendosi që të linte në fuqi vendimin e shkallës së parë, ku u vendos që vendimi për çështjen e Tahirit të mbyllet brenda datës së caktuar.

Ishte ish-ministri ai që ankimoi vendimin për shtyrjen për herë të katërt të hetimeve me pretendimin se prisnin letra nga jashtë. Pasi mori ankimin Gjykata vendosi t’i jepte të drejtë ish-ministrit duke i kërkuar Prokurorisë që brenda 10 ditësh të dorëzonte dosjen bashkë me akuzat. Jashtë Gjykatës, avokati i Tahirit u shpreh se Prokuroria nuk kishte asnjë “as” nën mëngë ndryshe do ta kishte nxjerrë. (Lexo këtu)

Në seancën e radhës, Tahiri do të përballet me tre akuzat e shpallura nga Prokuroria më 28 shkurt, të cilat janë : ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal”të lartë shtetërorë”.

Pasi u njoh me akuzat Tahiri jashtë Gjykatës u shpreh se akzuat e ngritura ndaj tij ishin më të rënda se të Aldo Bares por këmbënguli se ai do t’i shkonte deri në fund procesit. Tahiri nuk la pa komentuar edhe punën e Prokurorisë, duke u shprehur se procesi ndaj tij ishte i turpshëm, politik e i komanduar por pa përmendur asnjë emër.

Kujtojmë që Tahiri është nën hetim për prej tetorit të 2018-ës, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal “Habilaj”, të cilët po gjykohen në Itali.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat per ish ministrin dosja habilaj gjykata e krimeve te renda saimir tahiri trafikim i narkotikeve akuzat per ish ministrin dosja habilaj gjykata e krimeve te renda saimir tahiri trafikim i narkotikeve

Sondazh

Poll