Politike

Investigimi i RAI 3/ Blushi: Rama u detyrua të mbronte Agaçin duke lëshuar të vëllanë

Blushi u shpreh se ajo që u transmetua në dokumentarin e televizionit italian ishte vetëm një episod i vogël i lidhjeve të krimit italo-shqiptare.

29 Prill 2024, 22:30 Nga r.ll
Investigimi i RAI 3/ Blushi: Rama u detyrua të mbronte Agaçin duke
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur në lidhje me dokumentarin investigativ të televizionit italian RAI3 për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët.

I ftuar në "Open" në News24, Blushi u shpreh se ajo që u transmetua në dokumentarin e televizionit italian ishte vetëm një episod i vogël i lidhjeve të krimit italo-shqiptare.

Sipas tij kryeministri Rama u detyrua të mbronte Engjëll Agaçin dhe të lëshonte vëllanë e vet, Olsi Ramën pas publikimit të dokumentarit për shkak të faktimit të denoncimeve të opozitës.

“Të gjithë shqiptarët, ose shumica i dinë lidhjet e krimit me qeverinë mirë, Ky është fakt. Ajo që transmetoi RAI3 ishte një episod i vogël i lidhjeve të krimit italo-shqiptare. Qershia mbi tortë ishte Don Agaccio dhe lidhjet e tij me gjeneral Lisin, që në thelb nuk faktojnë gjë tjetër veçse ato që opozita ka denoncuar pikë e presje. Ishte kjo arsyeja pse Rama u detyrua të mbronte Agaçin duke lëshuar vëllanë e vet.

Ishte një e vërtetë e thënë në gjuhë të huaj nga një televizion i huaj që i shton pikë aksionit opozitar. Ata kanë thënë atë që thotë opozita sepse media është opozitë. RAI3 ka bërë misionin e vetë si kritike ndaj qeverisë. Kur një Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është koka e krimit të organizuar, ka gjithë dokumentet që ka kaluar për aferën e inceneratorëve.”, u shpreh ai.

tedi blushi edi rama

Sondazh

Poll