Politike

Negociatat/ Rama: Katër ambasadorë u mblodhën në Paris, ja ç’u diskutua. Konfliktet brenda BE-së s’na hapin rrugën (V

25 Nëntor 2019, 10:11 Nga DOSJA
Negociatat/ Rama: Katër ambasadorë u mblodhën në Paris, ja

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është ndalur tek çështja e ngociatatave dhe tek vijimësia e këtij progresi. Ai shtoi më tej se Shqipëria vazhdon progresin e saj njësoj sikur të mos kishte qenë negative përgjigjia, por të ishin çelur negociatat.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Ndërkohë nga ana jonë i bëmë të gjitha përpjekjet me angazhimin më të madh me një mundim të posaçëm për të komunikuar dhe balancuar të gjithë efektin e baltës të hedhur ndërkombëtarisht në vendin tonë. Për hir të vërtetës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mundësiae komunikimit na kishin krijuar një barrier domethënënëse në raport me partitë ose më saktë më partinë Kristian Demokrate që është edhe partia kryesore. Fakti që Gjermania konkludoi në një Po të Bundestagut është një provë që përpjekjet tona rezultuan të sukseshme. Na është dhënë mundësia që në mungesë të çeljes së negociatave të kemi një udhërrëfyes në proçesin dretj çeljes së negociatave, proçes që vazhdon. Ajo që ndodhi nuk mund të mos e trondiste opinion publik apo të krijojnte një ndjesi dëshpërimi. Një pjesë ndaj qeverisë dhe një pjesë ndaj faktorëve brenda ose jashtë, ka shumë versione për këtë. Unë besoj se si dëshmitar i të gjithë proçesit është se refuzimi është për shkak të një konflikti të brendshëm brenda Europës, mes Francës dhe disa shteteve të tjera për mënyrën se si duhet të reformohet BE-ja. Në Paris para 4 ditësh janë thirrur 4 ambasadorë, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, këta dy të fundit negociuan, Shqipëria dhe Maqedonia presin negociatat. Janë thirrur për të çelur një dialog lidhur me qëndrimin e Francës në raport dhe në lidhje me mënyrën se si do të avancojë proçesi. Që do të thotë se pavarësisht se ne e meritonim apo, pavarësisht se çfarë bëri Maqedonia e Veriut që ka 14 vite që pret në derën e BE-së, vendimarrja ishte fryt i konflikteve të brendshme. Megjithatë ajo që mbetet për t’u theksuar është se pavarësisht vendimit Shqipëria nuk ka rrugë tjetër. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë që do të bënim edhe nëse vendimi do të ishte pozitiv pasi për ne proçesi i integrimit nuk është një proçes që e bëjmë sepse na e kërkojnë të tjerët apo se duhet të arrijmë në një stacion. E bëjmë sepse është një proçes që është në interesin tonë dhe të gjeneratave të tjera. Është një proçes që na modernizon shtetin dhe ky proçes i shtet bërjes demokratike tregohet teksa i referohemi Reformës në Drejtësi. Edhe kjo ka sjellë një konflikt të brendshëm por kurrë nuk do të ishte bërë nëse ne nuk do të këmbëngulnim për të ecur drejt BE-së. Ky ka qenë një vit i vështirë që ka ndikuar edhe në nivelin ekonomik të vendit, që ka krijuar një ndjesi pasigurie.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë sot gjatë prezantimit të paketës kundër KÇK. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

(F.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bllokimi i negociatave edi rama prezantohet paketa per kçk bllokimi i negociatave edi rama prezantohet paketa per kçk

Sondazh

Poll