Politike

Rama prezanton ligjin për KÇK: Të fortët, gjyqtarë e prokurorë të faktojnë pasuritë. Do t’i godasim me amerikanët, i

25 Nëntor 2019, 08:56 Nga DOSJA
Rama prezanton ligjin për KÇK: Të fortët, gjyqtarë e

TIRANË- Njësoj si në një “one-man show”, kështu e kishte ideuar edhe sot prezantimin e platformës Anti-KÇK, kryeministri Edi Rama, ku për mbi 2 orë foli për prioritetet e qeverisë Rama deri në fund të mandatit të dytë.  Rama u fokusua tek “KÇK”-ja që e riquajti një organizatë kriminale. Kreu i qeverisë tha se në fokus do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe pasurive të tyre, duke përfshirë këtu edhe kriminelë të rrezikshëm, të cilët përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, kanë mundur që t’i shpëtojnë drejtësisë. “T’ju kërkohet të provojnë që ato që kanë i kanë si rezultat i punës. Pse kjo u bëka për të gjithë ata që duan të zgjidhen, u bëka për gjykatësit dhe prokurorët dhe su bëka për këta? Pse? Kush janë këta? Secili duhet të provojë se shtëpinë, makinën, biznesin i ka si rezultat i punës. Ky s’është proces penal, por administrativ dhe ndërkohë KÇK-së i duhet vënë një kufi shumë i qartë”-tha Rama.

Kryeministri vijoi më tej, dhe tha se edhe gjyqtarët dhe prokurorët që bëjnë pjesë në këtë organizatë, do të kalojnë në inspektim dhe se nëse provohet se ka shkelje, atëherë edhe ato do të provojnë burimin e pasurisë. “Në kushtet që një anëtar i KÇK-së shkel ligjin askush s’vepron, ndërkohë që duhet sqaruar se KLP dhe KLGJ të marrin masë për pezullim dhe inspektim për anëtarin e kësaj organizate kriminale. Deri në krijimin e SPAK nëse ne nuk e bëjmë, këtu do të bëhet nami, nami do të bëhet. Do të kemi shfaqje tërbimi. Nëse inspektimi vlerëson që anëtari i KÇK-së që ka shkelur ligjin është në shkelje, mbi të duhet të nisë procesi anti-mafia, barra e provës atij, dhe të provojë nga i buron pasuria.”-tha Rama. 

Rama prezantoi edhe OFL, një njësi speciale e cila do të godasë dhe do të sekuestrojë pasuritë e të fortëve. Pjesë e njësisë tha Rama, do të jenë prokurorët e anti-mafias italiane, dhe prokurorët amerikanë të thesarit. Shefi i qeverisë shkoi edhe më tej, kur tha se kanë qenë izraelitët ata që kanë qenë mbështetës kryesorë në hartimin e këtij ligji special.

Rama u ndal sërish tek prokurori Arjan Ndoja, për të cilin tha se rastësia e zbuloi në një makinë me një eksponent të krimit të organizuar, dhe se në makinën e tij u gjetën dokumentet tejet të rëndësishme që iu faturuan Donika Prelës.

Të pranishëm në takim ndodheshin ministra të kabinetit, anëtarë të PS, dhe degëve në rrethe, për të cilët Rama e pati një paralajmërim. “Kush nuk voton këtë ligj special është i përjashtuar automatikisht nga Partia Socialiste”.

 

(a.m;f.g;f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ligji special per kck prezantohet paketa per kçk edi rama ligji special per kck prezantohet paketa per kçk

Sondazh

Poll