Politike

Komisioni Hetimor i TIMS/ "Institucionet nuk kanë kthyer përgjigje," Gështenja: Deputetët e mazhorancës duhet të ishin kokëulur, tentativë për të zvarritur procesin!

Anëtari i Komisionit, Lefter Gështenja gjatë fjalës së tij tha se fakti që institucionet nuk kthejnë përgjigje, është një tregues tepër i keq për demokracinë në vend. Ai shtoi se deputetët e mazhorancës sot duhet të ishin kokëulur në Komision.

29 Prill 2024, 14:09 Nga N.F
Komisioni Hetimor i TIMS/ "Institucionet nuk kanë kthyer
Komisioni Hetimor i TIMS

TIRANË- Komisioni Hetimor për ndërhyjet në sistemin "TIMS" ka nisur edhe ditën e sotme me debate. Që në nisje të mbledhjes së sotme debatet u ndezën ndërsa kanë pasuar nga një anëtar te tjetri. 

Anëtari i Komisionit, Lefter Gështenja gjatë fjalës së tij tha se fakti që institucionet nuk kthejnë përgjigje, është një tregues tepër i keq për demokracinë në vend. Ai shtoi se deputetët e mazhorancës sot duhet të ishin kokëulur në Komision. Në lidhje me mos përgjinet nga ana e institucioneve kryetari i Komisionit Hetimor, Ervin Salianji u shpreh se është turp, që 3 instititucionet kryesore në vend, Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës nuk kanë kthyer përgjigje.

Gështenja: Deputetët e mazhorancës duhet të ishin kokëulur, pasi institucionet nuk kanë kthyer përgjigje. Askush nuk duhet të jetë në siklet, sepse Komisioni Hetimor për sistemin TIMS duhet ta çojë punën deri në fund. Kur bëni moral, shikoni institucionet tuaja. Institucionet janë drejtuar pa certifikatë sigurie. Ka tentativë për të zvarritur procesin.

Salianji: Nuk ka kthyer përgjigje Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës. Nuk ka përgjigje nga institucionet kyçe të vendit. Institucionet e kanë detyrim që të përgjigjen. SPAK ka kthyer përgjigje me afat dhe me korrektesë.

komisioni hetimor i teams geshtenja

Sondazh

Poll