Sport

Komente për konfliktin mes Klopp dhe Salah: "Mo ishte budalla. Ai ishte i frustruar"...

Të dy, trajneri dhe lojtari debatuan në vijën anësore gjatë ndeshjes West Ham-Liverpool

29 Prill 2024, 12:30 Nga DOSJA

Komente për konfliktin mes Klopp dhe Salah: "Mo ishte budalla. Ai

ANGLI - Konflikti mes Jürgen Klopp dhe Mo Salah, të shtunën e kaluar në ndeshjen mes West Hamit dhe Liverpoolit, vazhdon të ngjallë komente të jashtme.

Egjiptiani shqiptoi në zonën mikse me elokuencë se "nëse flas sot do të ketë zjarr", për të cilën trajneri u përgjigj, duke u përpjekur të qetësonte çështjen: "Nuk do ta komentoj atë që u tha. Ne folëm tashmë në dhomat e zhveshjes dhe për mua tashmë është zgjidhur”.

Gjithçka si pasojë e debatit të të dyve në vijën anësore, kur në dhjetë minuta të mbetura sulmuesi po përgatitej të futej në fushën e lojës.

Kjo situatë bëri që komentues të tillë, si Jamie Carragher, dikur i ish-lojtar Liverpool-it , të thonë se "Mo ishte budalla me komentin e tij në zonën e përzier. Por le t'i lëmë ta rregullojnë dhe t’i shijojnë javët e fundit së bashku."

Dhe ai më tej shtoi se "Mo Salah dhe Jurgen Klopp janë legjenda të Liverpool. Ne nuk kemi nevojë të mbajmë anën e dikujt. Salah ishte i frustruar dhe i zemëruar me Jürgen  sepse ai nuk po luante dhe në atë moment ai nuk donte ta përqafonte shefin. Kuptohet,  Jurgen u ofendua”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 29 Prill 2024, 12:00

Bayerni, 'bisha e zezë' e Bellinghamit

Jude Bellingham përjetoi shumë zhgënjime kundër Bayernit si pjesë e Borussia Dortmundit SPANJE - Jude Bellingham do të ribash...