Sport

Fituesi i maratonës, kalon finishin dhe bie në asfalt…!

Ai nuk ishte i vetmi vrapues që pati probleme pas garës dhe rastet e raportuara për ndihmën e shpejtë që kërkuan pjesëmarrësit ishin të shumta.

29 Prill 2024, 08:30 Nga DOSJA

Fituesi i maratonës, kalon finishin dhe bie në asfalt…!

SERBI - Atleti kenian, Gilbert Kipleting Chumba, fitoi Maratonën e Beogradit dhe më pas ra në tokë. Čumba arriti një kohë të shkëlqyer - 2:11.47 , por duket se ritmi dhe kushtet e forta në kryeqytetin e Serbisë lanë gjurmë në trupin e tij.

Kur ai kaloi vijën e finishit si fitues, Chumba u rrëzua në rrugë, pas së cilës mjekët erdhën tek ai dhe e morën menjëherë me barelë.

Ai nuk ishte i vetmi vrapues që pati probleme pas garës dhe rastet e raportuara për ndihmën e shpejtë që kërkuan pjesëmarrësit ishin të shumta.

Fituesi i maratonës, kalon finishin dhe bie në asfalt…!

Fatmirësisht, sportisti i madhe kaloi shpejt këtë problem që pati që me sa duket ishte nga lodhja e tepërt dhe ishte pikërisht ajo që e bëri atë të shtrihej në asfalt menjëherë pasi kaloi vijën e finishit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll