Sport

Reali tashmë po fluturon drejt Mynihut…

Skuadra ‘los blancos’ do të mbërrijë në mesditë në kryeqytetin e Bavarisë

29 Prill 2024, 11:30 Nga DOSJA

Reali tashmë po fluturon drejt Mynihut…

SPANJE - Real Madridi ka filluar tashmë kërkimin për një finale të re të Champions League dhe për ta bërë këtë, është nisur për në Mynih këtë të hënë në mëngjes, në një udhëtim në të cilin Ancelotti donte të thërriste të gjithë skuadrën ‘merengue’, duke përfshirë edhe Alaba të dëmtuar.

Kështu, ‘los blancos’ kanë hipur në avionin e tyre për në Mynih, ku do të zbresin në mesditë dhe me të mbërritur do të udhëtojnë drejt hotelit të përqendrimit, që ndodhet pak metra larg stadiumit. 

Një stadium në të cilin ata do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore, duke filluar nga ora 19:00, por para kësaj, Ancelotti dhe një lojtar nga skuadra, do të duhet të flasin për mediat si zakonisht në këto raste. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll