Sport

Xabi Alonso dhe Bayer Leverkusen ende shkruajnë histori…

Impresionues këtë sezon, Bayer Leverkusen i Xabi Alonso po thyen të gjitha rekordet.

29 Prill 2024, 11:00 Nga DOSJA

Xabi Alonso dhe Bayer Leverkusen ende shkruajnë histori…

GJERMANI - Bayer Leverkusen është padyshim zbulimi i këtij sezoni në Evropë. E udhëhequr nga Xabi Alonso, që po bën punë të jashtëzakonshme, kjo skuadër po lë gjurmë në historinë e futbollit gjerman dhe evropian.

Tashmë kampion i Bundesligës, Bayer është kualifikuar edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe është në gjysmëfinalen e Europa League, ku djemtë e Alonso do të tentojnë të kualifikohen në finale ndaj AS Romës.

Falë serisë së tij të jashtëzakonshme të ndeshjeve pa humbje, klubi gjerman u bë skuadra e parë në ‘Top 5’ ligat evropiane, që arriti një seri prej dyzet e gjashtë ndeshjesh pa humbjen më të vogël në garat zyrtare (Leverkusen ka tridhjetë e tetë fitore dhe tetë barazime).

Përveç kësaj, njerëzit e Xabi Alonso e bënë Bayer Leverkusen klubin e parë në historinë e Bundesligës, që nuk humbi asnjë nga tridhjetë e një ndeshjet e para në një sezon të vetëm. Shifra thjesht të jashtëzakonshme!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll