Sport

“Bastard”… dëgjohen fyerje për Sergio Ramos në derbin e Sevillas!

U dëgjua: "Ramos, bastard, bastard nga Nervión"

29 Prill 2024, 10:30 Nga DOSJA

“Bastard”… dëgjohen fyerje për Sergio Ramos në

SPANJE - Derbet andaluziane përjetohen me një intensitet të madh, si në fushë ashtu edhe në tribuna. Dhe kjo shihet që në momentin kur lojtarët e skuadrës rivale mbërrijnë në stadium.

Kjo ndodhi edhe këtë të dielë në ‘Villamarín’. Që në momentin që Sevilla doli në fushë për të bërë nxemjen, pati thirrje kundër skuadrës së Sevillas.

Më e keqja erdhi gjatë ndeshjes në zhvillim, kur në një moment nga tribuna u dëgjuan ofendime drejtuar Sergio Ramos. Konkretisht u dëgjua: “Ramos, bastard, bastard nga Nervión”, kur lojtari u trajtua nga stafi mjekësor për një goditje të marrë në një aksion me Ayoze në pjesën e dytë.

Sergio Ramos luajti sërish një ndeshje në ‘Benito Villamarín’ me fanelën e Sevillas pothuajse 19 vjet pas herës së fundit. Ai luajti në feud bardheblu si futbollist i Real Madridit për shumë vite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll