Sport

Golat e kuqezinjve, të gjithë në fushë…

Lojtarët e Kombëtares kanë qenë protagonistë me klubet e tyre

29 Prill 2024, 11:15 Nga DOSJA

Golat e kuqezinjve, të gjithë në fushë…

TIRANE - Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit, kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre përkatëse, duke dhënë kontributin me gola e asiste.

Taulant Seferi shkëlqeu në Emiratet e Bashkuara Arabe me klubin e tij Bani Yas në fitoren 4-2 ndaj Hatta. Sulmuesi kuqezi shënoi dy golat e parë të takimit, fillimisht në fundin e pjesës së parë (45’+1) dhe në fraksionin e dytë (51’). Por Seferi nuk u ndal me kaq, pasi dhuroi edhe dy asiste për shokët e skuadrës në pjesën e dytë.

Golat e kuqezinjve, të gjithë në fushë…

Myrto Uzuni dha kontributin e tij me një gol në fitoren 3-0 të Granadas ndaj Osasuna. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi goli e dytë të takimit, teksa ky ishte goli i 11-të sezonal për Uzunin në La Liga.

Mirlind Daku zhvilloi një tjetër paraqitje pozitive me skuadrën e tij Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi në ndeshjen e fundit ndaj Zenit ishte protagonist absolut në fitoren 2-0, teksa gjeti rrugën e rrjetës dhe asistoi për shokun e skuadrës. Daku fillimisht zhbllokoi takimin në minutën e 50-të, ndërsa në të 67-ën shërbeu saktë për Martynovich, që realizoi edhe golin e dytë.

Golat e kuqezinjve, të gjithë në fushë…

Në Turqi, rrugën e rrjetës e gjeti sërish Rey Manaj. Në takimin Sivasspor – Konyaspor, ku ishin titullarë të dy sulmuesit e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj, ndeshja u vendos nga Manaj, i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e tij. Ky ishte goli i 18-të sezonal për sulmuesin kuqezi në kampionatin turk.

Golat e kuqezinjve, të gjithë në fushë…

Një vit pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen Roma-Milan, më 29 prill të vitit 2023, Marash Kumbulla rikthehet të luajë titullar në Serinë A. Këtë herë me fanelën e Sassuolos, ku u huazua në janar. Minuta të plota për mbrojtësin shqiptar, prania e të cilit nuk e ndihmoi shumë Sassuolon përballë Fiorentinës, në “Artemio Franchi”. Skuadra vjollcë fitoi thellë 5-1, duke e bërë edhe më të vështirë objektivin mbijetesë të skuadrës ku luan edhe Nedim Bajrami, që në takim u hodh në fushë në fillim të pjesës së dytë.

Golat e kuqezinjve, të gjithë në fushë…

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Berat Gjimshiti, Enea Mihaj, Frederic Veseli, Jon Mersinaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ernest Muçi dhe Arbnor Muçolli, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Elseid Hysaj, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Keidi Bare, Nedim Bajrami, Armando Broja, Arbër Hoxha dhe Arbnor Muja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll