Politike

Meta president i PL-së, Blushi jep detaje: 727 delegatë hodhën votën e tyre, sa fletë rezultuan të pavlefshme

Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 727 delegatë. Nga votimi Ilir Meta u shpall president i PL-së me 691 vota kundrejt Faik Bashës me 27 vota. 5 fletë votimi rezultuan të dëmtuara dhe 4 të pavlefshme.

27 Prill 2024, 22:49 Nga r.ll
Meta president i PL-së, Blushi jep detaje: 727 delegatë hodhën
denis turabi, tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë Denis Turabi në një deklaratë për mediat kanë dhënë detaje nga rezultati i zgjedhjeve në Konventën e sotme. 

Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 727 delegatë. Nga votimi Ilir Meta u shpall president i PL-së me 691 vota kundrejt Faik Bashës me 27 vota. 5 fletë votimi rezultuan të dëmtuara dhe 4 të pavlefshme.

Në votimin për Zëvendes President të Partisë së Lirisë, morën pjesë 727 delegatë dhe pas numërimit transparent rezultuan se pro kandidaturës së Myrvete Asqeri votuan pro 25 delegatë, pro kandidaturës së Miranda Rira kanë votuar pro 50 delegatë dhe pro kandidaturës së Erisa Xhixho kanë votuar pro 637 delegatë. 10 fletë votimi rezultuan të pavlefshme dhe 5 të dëmtuara.

DEKLARATA: 

Votimet për Presidentin e Partisë së Lirisë dhe Zëvendës Presidentin e Partisë së Lirisë, u hapën në orën 13:00 dhe u mbyllën në orën 18:00. Votimet u kryen në përputhje të plotë me normat e Statutit dhe me vendimet e Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë.

Gjatë procesit të votimit nuk u konstatua asnjë parregullsi dhe procesi u mbyll pasi votoi edhe delegati më i fundit, në transparencë të plotë dhe në praninë e mediave, si edhe të vëzhguesve të caktuar nga secili kandidat pjesëmarrës në garë.
Në votim kanë marrë pjesë 727 delegatë gjithsej.

Nga procesi transparent i numërimit të votave, rezultoi se: Në votimin për Presidentin e Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë, nga të cilët 27 votuan pro kandidatit për President, z. Faik Basha dhe 691 votuan pro kandidatit për President të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj. 5 fletë votimi rezultuan të dëmtuara dhe 4 të pavlefshme.

Nga rezultati, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, shpall fitues për postin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj.
Në votimin për Zëvendes President të Partisë së Lirisë, morrën pjesë 727 delegatë dhe pas numërimit transparent rezultuan se pro kandidaturës së znj.Myrvete Asqeri votuan pro 25 delegatë, pro kandidaturës së znj. Miranda Rira kanë votuar pro 50 delegatë dhe pro kandidaturës së znj.Erisa Xhixho kanë votuar pro 637 delegatë.

10 fletë votimi rezultuan të pavlefshme dhe 5 të dëmtuara. I urojmë suksese Presidentit të zgjedhur të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj dhe Zëvendes Presidentes të Partisë së Lirisë, znj. Erisa Xhixho.

tedi blushi ilir meta denis turabi

Sondazh

Poll