Politike

Ilir Meta zgjidhet president i Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho zëvendëspresidente, sa vota morën secili

Punimet e Konventës Kombëtare të PL zgjatën për rreth gjashtë orë, ku gjatë kësaj kohe u zhvillua votimi për postet drejtuese të PL, dhe u prezantuan i 5 prioritetet e kësaj partie.

27 Prill 2024, 22:01 Nga r.ll
Ilir Meta zgjidhet president i Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho
ilir meta

TIRANË- Ilir Meta do të vijojë të jetë në krye të Partisë së Lirisë. Votuesit i besuan Ilir Metës postin e presidentit të partisë, ku siguroi gjithse 690 vota, kundrejt kandidatit tjetër, Faik Bashën, i cili mori vetëm 27 vota. Ndërkohë Erisa Xhixho u zgjodh zëvendëspresidente e Partisë së Lirisë, në garë me Myrvete Asqeriun ku siguroi 680 vota pro. 

Punimet e Konventës Kombëtare të PL zgjatën për rreth gjashtë orë, ku gjatë kësaj kohe u zhvillua votimi për postet drejtuese të PL, dhe u prezantuan i 5 prioritetet e kësaj partie. 

Në Konventë mbajtën fjalimet e tyre të ftuarit, mes tyre edhe deputetja Monika Kryemadhi, ku tha se pas 30 viteve ka vendosur të mos bëjë më luftë po të shohë prioritete të tjera, ku kryesori tha se janë 3 fëmijët e saj. Ajo deklaroi hapur votën e saj për Metën. Ndërkohë, Meta tha gjatë fjalimit të tij në Konventë se së shpejti do të ketë një parti të re përballë këtij "regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument”.

 

 

partia e lirise ilir meta

Sondazh

Poll