Politike

"Shkelmojnë ligjet dhe Kushtetutën për tu pasuruar", Berisha: Po përballemi me një diktaturë më të keqe se ajo e vitit 1990

Sipas ish-kryeministrit drejtuesit e kësaj "diktature" janë simbole të antishqiptarizmit.

27 Prill 2024, 21:01 Nga r.ll
"Shkelmojnë ligjet dhe Kushtetutën për tu pasuruar",
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalimit të tij para qytetarëve se sot po përballemi pas 32 vitesh me një diktaturë më të keqe se e vitit 1990.

Berisha tha se eksponentët e kësaj "diktature" po vjedhin çdo ditë qytetarët.

Sipas ish-kryeministrit drejtuesit e kësaj "diktature" janë simbole të antishqiptarizmit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur miq, sot ne përballemi pas 32 vitesh me një diktaturë më të keqe se ajo e vitit 1990. Me një diktaturë, eksponentët e të cilës vjedhin qytetarët shqiptarë çdo ditë dhe na poshtërojnë.

Eksponentët e të cilës shkelmojnë ligjet dhe Kushtetutën për interesat e pasurimit të tyre. Drejtues të të cilës, Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla janë simbole më të nxira të antishqiptarizmit. Miqtë e mi, Shqipëria ka qindra mijëra opozitarë për të cilët kam respektin më të madh.

Por çdo opozitar, çdo qytetar i këtij vendi duhet ta ketë të qartë si kristali se koha sot është e luftëtarëve. Se koha është e guximtarëve. Se koha është e atyre që marrin vendime si Bodinaku 32 vite më parë. Se koha është e atyre që vendosin të mbrojnë dinjitetin, me çdo çmim, me çdo kusht. Koha është e atyre që i thonë vetes, ata që po na poshtërojnë në këtë mënyrë, ata që nuk njohin kufi në armiqësinë ndaj nesh, do përballen me zemërimin tonë, zemërimin e pakufishëm, zemërimin gjer në fitore.

Edhe njëherë këtu para jush kam një përshëndetje të përzemërt për ata burra dhe gra, por veçanërisht për ato zonja, nëna, motra që çanë barrikadën të premten e kaluar, përmbysën barrikadën që mbronte hajdutët.
Nderim të madh. Nuk ka forcë në botë që të na ndalojë ne!

Miqtë e mi, a mundet që njerëzit e idealeve, a mundet që qytetarët patriotë, atdhedashës, a mundet që qytetarët liridashës të shtypen, të poshtërohen nga një grusht hajdutësh të shpifur? Kurrë nuk duhet të pranojmë!
Të gatshëm për çdo sakrificë. Secili nga ne të mos harrojë himnet tona, ato kanë qenë motivi, lajtmotivi i ekzistencës së shqiptarëve. Ja të vdesim, ja të rrojmë, ky është kushtrimi ynë.

sali berisha

Sondazh

Poll