Aktualitet

Përplasi dje me makinë një të moshuar, arrestohet 35-vjeçari në Fier

I plagosuri ndodhet në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

27 Prill 2024, 16:33 Nga r.ll
 
Përplasi dje me makinë një të moshuar, arrestohet
foto ilustruese

FIER- Policia ka arrestuar 35-vjeçarin i cili ditën e djeshme përplasi me makinën e tij tip "Benz", një 74 vjeçar. I plagosuri ndodhet në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin:

– K. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi këmbësorin, shtetasin D. T., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore;

aksident ne fier

Sondazh

Poll