Aktualitet

EMRI/ Pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e drogës në Itali, arrestohet në Hanin e Hotit 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Vijojnë procedurat për ekstradimin e Hylviut në Itali.

27 Prill 2024, 14:01 Nga S.B
EMRI/ Pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e
pamje ilustruese

HANI I HOTIT- Arrestohet në Hanin e Hotit i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Mësohet se Andi Hylviu, 31 vjeç, akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e Hylviut në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i cili akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në dalje të Shqipërisë, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në Kavajë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Itali.

hani i hotit trafikim lendeve narkotike

Sondazh

Poll