Aktualitet

EMRI/ Tentoi të vrasë me armë zjarri një person për motive të dobëta, arrestohet në Elbasan 40-vjeçari

Bëhet me dije se 40-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë një tjetër person në vitin  2023.

27 Prill 2024, 11:27 Nga S.B
EMRI/ Tentoi të vrasë me armë zjarri një person për
foto ilustruese

ELBASAN- Arrestohet 40-vjeçari Adriatik Çeka në Elbasan i shpallur në kërkim për disa vepra penale. Mësohet se Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burg këtë person për veprat penale vrasja me dashje mbetur në tentativë dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

Bëhet me dije se 40-vjeçari gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë një tjetër person në vitin 2023. Me rastin do të merret Prokuroria Elbasan.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan/Vijon megaoperacioni policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

I ndaluari, i dënuar me parë për krime ndaj personit dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, të Forcës Speciale FNSh dhe ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Peqin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 24.11.2023, në lagjen “Xhami”, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. L., shtetasi A. Ç. ka qëlluar me armë zjarri drejt tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

elbasan peqin

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Prill 2024, 22:58 M.B

Piranjat në panairin e Bujqësisë

Foto ilustruese LUSHNJE- Piranja Ergi ka qenë në Lushnjë, në Panairin e Bujqësisë, ku ka takuar fermerët dhe prodhuesit ...