Aktualitet

Protesta para Bashkisë së Tiranës dje, arrestohet 31-vjeçari nga Laçi

Mësohet se 31-vjeçari, banues në Laç, është arrestuar për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

27 Prill 2024, 09:38 Nga M.B
Protesta para Bashkisë së Tiranës dje, arrestohet
Protesta

TIRANA- Në lidhje me protestën e zhvilluar dje nga opozita para Bashkisë së Tiranës, bëhet me dije se është arrestuar një 31-vjeçar dhe është proceduar në gjendje të lirë një 61-vjeçar. Mësohet se 31-vjeçari, banues në Laç, është arrestuar për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:

- M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike". Materialet i kaluan Prokurorisë.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Prill 2024, 22:58 M.B

Piranjat në panairin e Bujqësisë

Foto ilustruese LUSHNJE- Piranja Ergi ka qenë në Lushnjë, në Panairin e Bujqësisë, ku ka takuar fermerët dhe prodhuesit ...