Politike

"Po eca me ritmin tuaj, 700 vjet rri Rama në pushtet", Konventa e PL-së, Meta nervozohet me organizatorin: U zgjove ti? Po atë e pe që e kishte vënë flamurin

Sapo ka mbërritur Meta u shfaq i nervozuar me një prej organizatorëve duke e kritikuar për një gabim në vendosjen e flamurit.

27 Prill 2024, 10:01 Nga M.B
"Po eca me ritmin tuaj, 700 vjet rri Rama në pushtet", Konventa e
Ilir Meta

TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku pritet të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Sapo ka mbërritur Meta u shfaq i nervozuar me një prej organizatorëve duke e kritikuar për një gabim në vendosjen e flamurit. Teksa futet brenda në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Meta ironizon duke takuar mbështetësit e tij dhe duke thënë:"Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet".

Pjesë nga biseda:

Meta: Hajde shpejto, shpejto.

Meta: U zgjove ti? Po atë e pe që e kishte vënë famur, atë flamurin? A e pe famurin?

Bashkëpunëtori: Po.

Meta: Pe gjë? Kur e pe ti? Edhe në ditën më të rëndësishme? Shikoje ti si është shkrujt famurin. Rinia e plakur, hajde.

"Po ti ça bën, jo mo jo ti je i ri. Ti je gangster," i thotë Meta një simpatizanti tjetër.

konventa e partise se lirise

Sondazh

Poll