Politike

Emri i Ramës në dosjen kriminale belge/ Bardhi: Synohej pastrimi i lekëve të pista nëpërmjet investimeve strategjike

Me anë të një postimi në X, Bardhi shkruan se, gjatë një procesi gjyqi për një grupi kriminal të quajtur “Shqiponja e Zezë”, del emri i Ramës, pasi synohej pastrimi i lekëve të pista përmes investimeve strategjike.

26 Prill 2024, 23:26 Nga I.A
Emri i Ramës në dosjen kriminale belge/ Bardhi: Synohej pastrimi i
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas një artikulli në median belge, lidhur me trafikun e drogës, përmendet edhe emri i Edi Ramës. Me anë të një postimi në X, Bardhi shkruan se, gjatë një procesi gjyqi për një grupi kriminal të quajtur “Shqiponja e Zezë”, del emri i Ramës, pasi synohej pastrimi i lekëve të pista përmes investimeve strategjike.

“Një tjetër media serioze belge deklaron se në procesin kundër trafikantëve të drogës në Bruksel, del emri i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama! Përmes investimeve strategjike, synohej pastrimi i parave të pista të trafikut të drogës”, shkruan Bardhi, referuar artikullit.

gazment bardhi edi rama

Sondazh

Poll