Politike

Sulmet ndaj "Rai 3"/ Berisha-Ramës: Ç’punë ka Shqipëria me ty dhe Agaçin? Mafia nuk ka atdhe dhe moral

Berisha tha se Rama guxon dhe flet për Shqipërinë kur mbron mafiozin, sipas tij, Engjëll Agaçi që blen me 30 hektarë, korrupton McGonigalin tjetër për të mashtruar shqiptarët.

26 Prill 2024, 20:58 Nga M.B
Sulmet ndaj "Rai 3"/ Berisha-Ramës: Ç’punë ka
Sali Berisha

TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha se prej katër ditësh, kryeministri Edi Rama i damkosur në mënyrë përfundimtare nga mediat italiane, bën betejën e Don Kishotit. Berisha tha se Rama guxon dhe flet për Shqipërinë kur mbron mafiozin, sipas tij, Engjëll Agaçi që blen me 30 hektarë, korrupton McGonigalin tjetër për të mashtruar shqiptarët. Ai shtoi se për të mbrojtur krimet, qeveria poshtëron qytetarin.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, pafytyrësia, amoraliteti i këtij grupi banditësh ka kufi vetëm qiellin. Prej katër ditësh, Edi Rama i damkosur në mënyrë përfundimtare nga mediat italiane, bën betejën e Don Kishotit. Përpiqet dhe rreket të thotë se po mbroj Shqipërinë. Ku ke Shqipëri ti o tradhtar?! Ku ke atdhe ti o i paatdhe?! Ku me moral ti o i pamoral?!

Si guxon ti dhe flet për Shqipërinë kur mbron mafiozin Engjëll Agaçi që blen me 30 hektarë, korrupton McGonigalin tjetër për të mashtruar shqiptarët, për të gënjyer shqiptarët, për të mbushur Shqipërinë me drogë që të pasurohesh ti dhe fara jote e poshtër. Ç’punë ka Shqipëria me ty dhe Agaçin o mafioz? Mafia nuk ka atdhe. Mafia nuk ka moral. Mafia nuk ka ligj! Dhe ti po mbron Shqipërinë. Po mbron Olsi Ramën. Po ç’punë ka Olsi Rama me Shqipërinë, mafiozi trafikant i yt.

Ke një javë që sillesh nga Sokoli tek Meti, nga Meti tek Bolino për të mashtruar shqiptarët dhe derdh lot për të mbrojtur bandën tënde. Për të mbrojtur krimet! Këta poshtërojnë qytetarin, poshtërojnë shqiptarin. A ka vend në botë që Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të gjendet me dokumente se i ka dhuruar 30 hektarë tokë një të korruptuari që të mashtrojë shqiptarët dhe të mos japë dorëheqjen? A ka vend në botë që ky akt nuk quhet mafioz dhe që Agaçi nuk shkon në burg përveç Shqipërisë? Askund miqtë e mi, përveçse në Shqipëri. Ndaj dhe ka vetëm një rrugë: zemërim, zemërim, zemërim!

sali berisha

Sondazh

Poll