Tatimi te profesionet e lira, Tabaku: Cenon parimin e sigurisë juridike dhe shkel barazinë përpara ligjit
Jorida Tabaku TIRANA- Padia e parë në Gjykatën Kushtetuese ndaj ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zba...
Mësohet se në Konventë do të jenë të pranishëm 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar.
TIRANA- Ditën e sotme në orën 10:00 nis Konventa e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Mësohet se në Konventë do të jenë të pranishëm 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar. Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho ka përballë anëtaren e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.
Aanëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare janë:
Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)
Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)
Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)
Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)
Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)
Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)
Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)
Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)
Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)
Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)
Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë
Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)
Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)
Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)
Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)
Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)
Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)
Sot kreu i PL-së, Ilir Meta postoi një mesazh në “Facebook”, ku ka treguar se ka marrë përshëndetjen e parë nga Vlora për organizimin e Konventës. Pas Vlorës, një tjetër postim tregon dhe përshëndetjen e 'delegatëve' Pukës dhe Fushë-Arrëzit.
Pak orë para kësaj ngjarjeje, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë. Konventën e nesërme ai e ka cilësuar si historike. Meta tha dje se Konventa do të vendosë themele të reja për Partinë e Lirisë, ndërsa do të ndiqet nga mijëra shqiptarë dhe të huaj nëpërmjet mjeteve të komunikimit. Ai shtoi se kjo është një ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Rajonin.
Kreu i PL tha se delegatët dhe të ftuarit të jenë më parë në Pallatin e Kongreseve, sepse duhet të tregojnë përgjegjshmëri dhe korrektësi edhe me opinionin publik, me median dhe me qindra mijëra shqiptarë në vend dhe botë që do t'i ndjekin.
Jorida Tabaku TIRANA- Padia e parë në Gjykatën Kushtetuese ndaj ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që nisi zba...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas një artikulli në ...
Edi Rama BELGJIKË- Emri i Kryeministrit Edi Rama është përmendur nga mediat belge në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e nesërme në orën 10:00 nis Konvent e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve. Pak...
Ilir Meta TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë teksa kanë mbetur pak or...
Sali Berisha TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i mi...
Sali Berisha TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha se prej katër ditësh, kryeministri...
Sali Berisha TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha, duke iu referuar protestave para Bashkis&eu...
Sali Berisha TIRANA- Në fjalën e mbrëmjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti protestuesit që morën...
Belind Këlliçi LEZHA- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, gjatë një takimi me demokr...