Politike

"Për ty Atdhe", me këngë të propagandës komuniste, urdhëruar nga Meta, anëtarët e Konventës së PL mësojnë dhe bëjnë prova për hapjen nesër

Meta tha sot se Konventa do të vendosë themele të reja për Partinë e Lirisë, ndërsa do të ndiqet nga mijëra shqiptarë dhe të huaj nëpërmjet mjeteve të komunikimit.

26 Prill 2024, 21:59 Nga M.B
"Për ty Atdhe", me këngë të propagandës
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e nesërme në orën 10:00 nis Konvent e Partisë së Lirisë në Pallatin e Kongreseve. Pak orë para kësaj ngjarjeje, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë. Konventën e nesërme ai e ka cilësuar si historike. Po në këtë atmosferë mësohet se Meta u ka nisur anëtarëve të Konventës tekstin e këngës "Për ty Atdhe", që ata ta këndojnë nesër në hapje. Mësohet se për këtë ata po zhvillojnë prova.

Nga ana tjetër, Meta tha sot se Konventa do të vendosë themele të reja për Partinë e Lirisë, ndërsa do të ndiqet nga mijëra shqiptarë dhe të huaj nëpërmjet mjeteve të komunikimit. Ai shtoi se kjo është një ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Rajonin.

Meta tha se delegatët dhe të ftuarit të jenë më parë në Pallatin e Kongreseve, sepse duhet të tregojnë përgjegjshmëri dhe korrektësi edhe me opinionin publik, me median dhe me qindra mijëra shqiptarë në vend dhe botë që do t'i ndjekin.

 

partia e lirisë

Sondazh

Poll